Shqipëria e nis me humbje ndaj Polonisë
Kombëtarja shqiptare e femrave nuk ia doli të marrë një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” ndaj Polonisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi -Zelandë e Re 2023”. Vajzat kuqezi u mundën me rezultatin e ngushtë 2-1, në një sfidë që duhet konsideruar si mjaft pozitive.
Përballja nisi shumë mirë për Shqipërinë e Grimës, që kaloi e para në avantazh që në minutën e 10-të të takimit me Qëndresa Krasniqin, e cila kalon një mbrojtëse kundërshtare nga e majta dhe e dërgon topin drejt e në rrjetë.
Pavarësisht kontrollit të topit, polaket arrijnë të barazojnë rezultatin në minutën e 24-t, me Pajor. Pak minuta më vonë, polaket na ndëshkojnë sërish dhe shënojnë edhe golin e epërsisë sërish me Pajor.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e polakeve, teksa ky rezultat nuk ndryshon as në pjesën e dytë të takimit. Të dyja skuadrat zhvillojnë një lojë të barabartë, teksa Kombëtarja shqiptare krijon edhe raste.