Shqipëria, e para në Evropë për vdekjet nga Covidi sipas FMN-së, ky është reagimi i Metës

22 tetor 2021 | 12:33

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar një raport i cili rendit Shqipërinë si të parën në Evropë për numrin e vdekjeve nga Covid-19, në raport me popullsinë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka cilësuar si alarmante të dhënat e këtij raporti. Ai ka thënë se renditja në vend të parë duhet marrë seriozisht, pasi Shqipëria ka popullsi me moshë mesatare më të re, krahasuar me vendet e tjera të Evropës.

Përmes një statusi në “Facebook”, të publikuar të premten, Meta i ka bërë thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve që të rishikojnë planin për menaxhimin e pandemisë, si edhe të jenë më transparentë me qytetarët.

“Renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Evropë nga Covid-19 sipas FMN, është një fakt alarmant, që duhet të merret shumë seriozisht, për më tepër që vendi ynë është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE. I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët. Duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve. Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave anti-Covid duhet të ndërmerren sa më parë”, ka shkruar Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pasi…