Shqipëria, e parafundit për rezerva ari
08 prill 2018
| 12:00
Shqipëria renditet e parafundit në listën e 100 vendeve të botës sa u përket rezervave të arit.
Në raportin e fundit të “World Gold Council” për muajin janar 2018, thuhet se Shqipëria zotëron 1.6 tonë flori, duke u renditur para vendit të fundit, Mongolisë, me 1.5 tonë ari.
Sipas të dhënave të publikuara, rezervat më të mëdha në rajon i ka Greqia, me 112.6 tonë ari, me rritje të një niveli renditjeje krahasuar me një vit më parë.
Serbia ka një sasi të konsiderueshme, prej 18.8 tonë ari dhe ndiqet nga Maqedonia, sërish më tepër se sa Shqipëria me 6.9 tonë ari.