Shqipëria, e treta në Evropë për vrasjet në raport me popullsinë
03 shtator 2020
| 11:40
Shqipëria renditet e treta në Evropë për nivelin më të lartë të viktimave nga vrasjet në raport me popullsinë, pas Latvisë dhe Lituanisë, sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT, që i referohen vitit 2017.
Në 2017-n, sipas INSTAT, në Shqipëri kishte gjithsej 68 viktima nga vrasjet, nga të cilët 56 ishin meshkuj dhe 12 ishin femra. Në raport me popullsinë e atij viti, të publikuar nga INSTAT, llogariten 2.36 vrasje për 100 mijë banorë.
Në Shqipëri, numri më i lartë i viktimave nga vrasjet në pesë vitet e fundit është shënuar në 2016-n, me 99 humbje jete, duke zbritur në 68 përkatësisht në 2017 dhe 2018-n. /Monitor/