Shqipëria e zhvillon stërvitjen e parë në Gjermani
10 qershor 2024
| 14:26
Kombëtarja e Shqipërisë, sot e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Gjermani, në qendren e saj në Kaiserau.
Skuadra e Sylvinhos, fokusin kryesor e ka tek dueli i parë me Italinë që pritet të zhvillohet më 15 qershor në stadiumin e Dortmundit në “Signal Iduna Park”, e vlefshme për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Duelet e tjera të “Kuqezinjve” janë: më 19 qershor kundër Kroacisë dhe më 24 qershor kundër Spanjës.
Sipas mediave shqiptare seanca e parë u fokusua kryesisht në aspektin taktik , por edhe pati stërvitje në palestër.
Shqipëria do ta ketë sot edhe një seancë stërvitore që nis nga ora 17:00.
Kjo pritet të jetë e hapur edhe për shikuesit.
Raportohet se rreth 1 mijë shikues shqiptarë do ta ndjekin nga afër stërvitjen e kombëtarës.