Shqipëria fal të gjitha gjobat e vendosura gjatë pandemisë
Të gjitha gjobat e vendosura gjatë periudhës së pandemisë përgjatë 7 muajve, që nga 17 prilli deri në 7 tetor 2020, në Shqipëri do të falen.
Përmes aktit normativ të publikuar ditën e sotme, të gjithë qytetarët që janë gjobitur pasi kanë thyer rregullat e vendosura nga qeveria gjatë muajve të pandemisë së COVID-19 do t’u kthehen paratë brenda datës 15 nëntor 2020.
Të gjitha bizneseve të cilave u është bllokuar licenca për shkak të thyerjes së Aktit Normativ do t’u kthehet brenda afatit të caktuar. Gjithashtu e njëjta procedurë do të jetë edhe me makinat dhe patentat e bllokuara gjatë kësaj periudhe.
Po ashtu falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore ndaj familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet e datave 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, për shkeljet e konstatuara gjatë kryerjes së punimeve për riparimin/rindërtimin e banesave individuale/TCh