Shqipëria fillon heqjen e tarifave roaming për qytetarët e Kosovës
18 qershor 2019
| 12:50
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka bërë me dije se tashmë Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për qytetarët e Kosovës.
Pra të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët vizitojnë Shqipërinë tashmë mund të komunikojnë pa roaming.
Postimi i plotë i Llukës:
Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për të gjithë qytetarët e Kosovës që vizitojnë mëmëdheun.
Komunikim të këndshëm!