Shqipëria firmos marrëveshja me kompani amerikane për mbrojtjen kibernetike
Shqipëria ka nënshkruar sot marrëveshjen me kompaninë amerikane “Jons Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës dixhitale.
Me këtë rast, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bashkëpunimi për ngritjen e një qendre kombëtare sigurie për mbrojtjen kibernetike, do të jetë edhe një vlerë e shtuar për NATO-n.
“Ky lajm sot është shumë i mirë për ata që u lënduan nga dalja e të dhënave personale. Ishte një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq pasi shqiptarët panë me sytë e tyre një problem të cilin sot e kemi më të lehtë se dje që ta adresojmë në aspektin e marrëdhënies ligjore dhe morale të shumë punëdhënësve me shtetin dhe punonjësit. Qytetarët përjetuan edhe efektet negative të një sulmi mbi sistemin çka e bën marrëveshjen e sotme edhe më të mirëseardhur për ta”, ka deklaruar Rama.
Kurse, personalitet i ushtrisë dhe i politikës amerikane, James Logan Jones Jr, themeluesi i kompanisë “Jones International” me të cilën qeveria shqiptare firmosi marrëveshjen për mbrojtjen kibernetike, ka deklaruar se suksesi që do të arrihet në këtë drejtim do të jetë transformues.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje do të sjellë shkallë të lartë sigurie, si dhe do të hapë vende të reja pune.