Shqipëria fitoi vëllazëroren ndaj Kosovës

11 nëntor 2020 | 18:00

Kombëtarja e Shqipërisë e ka fituar ndeshjen vëllazërore kundër Kosovës me rezultat 2-1. Pavarësisht asaj se ishte një ndeshje miqësore, ishte mjaftë interesante ku dy trajnerët patën mundësi të provojnë edhe lojtarët e rinj debutues.

Në minutën e 31-të, Bekim Balaj e shfrytëzoi një pasim të Uzunit dhe realizoi për 1-0. Kosova u mundua të barazon rezultatin në fund të pjesës së parë, por Etrit Berisha e largoi rrezikun para se gjyqtari të sinjalizon pozicion jashtë loje.

“Dardanët” në fillim të pjesës së dytë ishin me kërkues, por sulmet e tyre përfundonin pa sukses. Në anën tjetër kuqezinjtë shfrytëzuan një kundërsulm në minutën e 64-të, kur Selahi shërben për Uzunin, i cili gjuan saktë duke dyfishuar rezultatin.

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Vedat Muriqi nxori një penallti të cilën me pas e konvertoi në gol për rezultatin final 2-1.

(Epoka e re)  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës e ka ngushtuar epërsinë në ndeshjen miqësore…