Shqipëria fiton Ligën C

01 janar 2021 | 20:11

Kombëtarja e Shqipërisë e ka fituar grupin e 4-t në Ligën C, pasi në ndeshjen e fundit e ka mposhtur Bjellorusinë me rezultat 3-2.

Kuqezinjtë në këtë mënyrë e mbyllën me sukses edicionin në Ligën e Kombeve dhe në edicionin e ri do të bëjnë gara në Ligën B. Sokol Cikalleshi shënoi dy gola për kuqezinjtë, kurse një tjetër gol e shënoi Rey Manaj. Për bjellorusët golat i shënuan Maksim Skavysh dhe Max Ebong.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1181 jetë të humbura regjistroi Shqipëria që nga nisja e…