Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Ukrainës

07 shtator 2024 | 22:51

Shqipëria arrin një fitore spektakolare 2-1 me përmbysje ndaj Ukrainës, në duelin e parë në Ligën e Kombeve.

Sfida që u luajt në fushë asnjanëse, në Pragë rezultoi me shumë emocione, por që në fund u buzëqeshi kuqezinjve.

45 minutat e para u mbyllën pa gola, ndërkohë që në fillimin e së dytës, Konoplia shtangu Kombëtaren tonë me një goditje në hyrje të zonës. Gjithsesi Shqipëria reagoi mjaft mirë, pasi barazoi pas 4 minutash me Ismajlin.

Ekipi i Sylvinhos nuk u ndal me kaq, pasi realizoi një tjetër gol me Asanin, që bën gjithçka mirë me të majtën pas një asisti nga Manaj. Pra kalojmë në avantazh, duke mbetur ky rezultat deri në fund, 2-1.

Shqipëria fiton  sfidën e parë në grup dhe pret të martën në mbrëmje Gjeorgjinë në “Air Albania”, një duel për kreun e tabelës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci është fitues i Superkupës së Kosovës - edicioni Izet…