Shqipëria fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare
28 qershor 2022
| 23:34
Shqipëria ka fituar ditën e sotme medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po zhvillohen në Algjeri.
Zelimkhan Abakarov, mundësi çeçen i natyralizuar si shqiptar është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë.
Në finale Abakarov bëri një ndeshje fantastike pasi dominoi sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe arriti të triumfontr me rezultatin 11-0.