Shqipëria garanton dy trajtime falas për Covid-19

10 tetor 2020 | 19:37

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu një konferencë për media shpreh se situata epidemiologjike në Shqipëri paraqitet e kontrolluar.

Manastirliu vuri theksin në rritjen e ndërgjegjes qytetare, teksa tha se janë duke u përgatitur për rritjen e testimeve në gjithë strukturat që kërkojnë të vazhdojnë aktivitetin.

Ajo tha se shteti aktualisht siguron dy terapi të shtrenjta falas për qytetarët, për të trajtuar Covid-19 atë të plazmës imune dhe atë të remdesivit, trajtim që u përdor edhe për presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Manastirliu theksoi gjithashtu se kapacitetet testuese janë rritur për 30 %.

Më tej, ajo ka folur rreth tre skenarëve ku do të përfshihen spitalet rajonale nëse do të plotësohet numri i shtretërve që janë në dispozicion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja për Komunikim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë,…