Shqipëria heq vizat për shtetasit kinezë
21 dhjetor 2019
| 22:08
Më 18 dhjetor qeveria ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit kinezë që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.
Vendimi është propozuar nga kryeministri Edi Rama, që ushtron edhe detyrën e ministrit të Jashtëm dhe ai është formalisht amendim i një vendimi të vitit 2019.
Liberalizimi i lëvizjes me Kinën u njoftua nga Rama menjëherë pas samitit të Novi Sadit kur kryeministri foli për një bum turistësh nga Kina nëse vendet e rajonit heqin barrierat mes tyre.