Shqipëria humb në miqësore ndaj Çekisë

08 qershor 2021 | 22:30

Shqipëria është mposhtur nga Çekia me rezultatin 3-1 dhe ato që mund të mbahen mend janë goli fantastik i Sokol Cikalleshit dhe rrëzimi i trajnerit Edy Reja, i cili është kthyer në shënjestër nga lojtarët kundërshtarë.

Pjesa e parë e lojës ishte e dobët për kuqezinjtë, që lejuan Çekinë të rrezikojë disa herë. Selmani ndaloi Jankto në një moment të vështirë, ndërsa që në raste të tjera vendasit nuk kishin shënjestrën e duhur.

18 minuta lojë iu deshën Çekisë për të shënuar dhe e bënë me Schick, ndërkohë që mund të shënonin edhe të dytin derisa Cikalleshi vendosi t’i befasojë të gjithë duke shpikur një gol nga më shumë se 30 metra.

1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi me një Shqipëri që nuk po linte hapësira fillimisht, por Çekia ishte e vendosur të shënonte dhe Masopust me një gjuajtje nga jashtë zone.

Sokol Cikalleshi dy minuta më pas rrezikoi portën e vendasve, por nuk shënoi dot për shkak të portierit. Në fund Çekia realizoi edhe golin e tretë, me një goditje me kokë të Celustka. Bare në fund mund ta ngushtonte rezultatin, por u ndal nga shtylla. v.p / abcnews.al

ÇEKI-SHQIPËRI 3-1
Shënues: Schick 18′, Masopust 67′, Celutska 89′ / Cikalleshi 42′
ÇEKIA (4-2-3-1): Vaclik, Coufal, Celutska, Kalas, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto, Schick.
SHQIPËRIA (3-5-2): Selmani; Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla; Veseli, Abrashi, Bare, Kallaku (Çekiçi 54′), Trashi; Cikalleshi, Manaj . Trajneri: Edy Reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar disa orë pas…