Shqipëria i firmos 13 marrëveshje me Kosovën, Rama pret përgjigje për takim me Kurtin
06 korrik 2023
| 11:43
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se sot të mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana e Shqiëpërisë.
Rama ka thënë se mbetet me shpresë se pas kësaj do të ketë takim me kryeministrin Kurti.
“Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama në “Facebook”.