Shqipëria ia ofron Kosovës bregdetin për sportin e lundrimit në Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’
Shqipëria ia ka zgjatur dorën Kosovës në kandidimin e kësaj të fundit për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Pikërisht për këtë çështje, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, ka nënshkruar të martën një marrëveshje bashkëpunimi me ministren e Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi.
Sipas Ministrisë së Sportit, Shqipëria e ka ofruar bregdetin shqiptar për mbajtjen e sportit të lundrimit në Lojërat Mesdhetare.
“Ministri Çeku dhe ministrja Kushi nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive të sportit në Kosovë dhe Shqipëri për mbështetje të kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, ‘Prishtina 2030’. Kjo mbështetje institucionale dhe organizative e kandidaturës, parasheh organizimin e sportit të lundrimit në bregdetin shqiptar. Ky është një angazhim tjetër i përbashkët për zhvillim të sportit në nivel kombëtar”, ka shkruar në “Facebook”, Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.