Shqipëria jep kontratën për ndërtimin e 7 urave me vlerë 1.77 milionë euro, përfitues edhe kompania Eurokos nga Kosova
Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) tha se i ka dhënë një partneriteti kosovaro-shqiptar një kontratë 176.8 milionë lekë (1.97 milionë dollarë/1.77 milionë euro) për ndërtimin e shtatë urave në zonat turistike.
Konsorciumi midis firmës kosovare të ndërtimit Eurokos Holding dhe Abi Cons të regjistruar në Shqipëri ofroi kryerjen e punimeve me një çmim më të ulët se buxheti i parashikuar prej 208 milionë lekësh, tha ADF në një njoftim në fillim të kësaj jave.
Konsorciumi duhet të përfundojë brenda 21 muajsh projektimin dhe ndërtimin e urave në fshatrat Tushemisht, Zahrisht, Bellove, Lenie, Metoq, në qytetin qendror të Lezhës dhe përgjatë rrugës që lidh fshatrat Tamare dhe Vukel, tregojnë dokumentet e tenderit, shkruan “See News”.
Eurokos Holding është themeluar në Prishtinë në vitin 2006 nga biznesmeni vendas Ylber Shamolli, sipas regjistrit të biznesit në Kosovë. Në vitin 2009 hapi një degë në Shqipëri.
Abi Cons është regjistruar në Shqipëri në vitin 2014. Është në pronësi të biznesmenit vendas Ismet Rexhaj.
Urat që do të ndërtohen:
Një urë është pjesë e segmentit të rrugës që lidh fshatin Tamarë me fshatin Vukël të Njësisë Administrative Kelmend të bashkisë Malësi e Madhe. Duke qenë se kjo zonë ka kapacitete të mëdha turistike, është e nevojshme ndërtimi i kësaj ure për përmirësimin e aksesit dhe rritjen e sigurisë.
Ura e propozuar është pjesë e bulevardit në fshatin Tushemisht të bashkisë Pogradec. Në këtë pozicion ndodhet një urë ekzistuese betonarme me 2 hapësira. Gjenda e saj është e degraduar, me shufra të ekspozuara dhe të korroduara. Duke qenë se kjo zonë ka kapacitete të mëdha turistike, është e nevojshme ndërtimi i kësaj ure për përmirësimin e aksesit dhe rritjen e sigurisë.
Një lagje e fshatit Zahrisht dhe një zonë e konsiderueshme bujqësore e këtij fshati nuk është e lidhur me pjesën tjetër të fshatit për shkak të një përroi i cili derdhet në liqenin e Fierzës. Kjo ka bërë të domosdoshme ndërtimin e një ure për lidhjen e këtyre zonave. Ndërtimi i një ure në fshatin Zahrisht do të përmirësonte aksesin për banorët dhe vizitorët e zonës, duke lehtësuar transportin dhe komunikimin në të dy anët e lumit. Kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe social të fshatit dhe rajonit përreth.
Ura e Cenit është një nga urat kryesore të qytetit të Lezhës dhe ndodhet në pjesën jugore të qytetit. Për shkak të rritjes së trafikut në këtë zonë kjo urë vërehet që është zgjeruar. Pra ura është ndërtim i dy periudhave të ndryshme.
Banorët e fshatit Bellovë, i cili ndodhet shumë afër me qytetin e Peshkopisë, kalojnë me automjetet e tyre nëpër shtratin e lumit për tu lidhur me anën tjetër të përroit duke paraqitur rrezikshmëri në rastin e prurjeve të mëdha. Kjo ka bërë të domosdoshme ndërtimin e një ure për lidhjen e këtij fshati me qytetin e Peshkopisë.
Ndërtimi i një ure në fshatin Bellovë do të përmirësonte qasjen për banorët dhe vizitorët e zonës, duke lehtësuar transportin dhe komunikimin në të dy anët e lumit. Kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe social të fshatit dhe rajonit përreth.
Nga vizita në terren e vendndodhjes së urës së propozuar në zonën e Qendrës së Lenies vërehet se mungesa e saj rrezikon sigurinë e përdoruesve të kësaj rruge të cilët kalojnë nëpër shtratin e përroit, veçanërisht në periudhat e reshjeve intensive.
Ndërtimi i urës do të sigurojë një kalim të sigurt për përdoruesit e kësaj rruge. Ndërtimi i urës do të lehtësojë aksesin në burime natyrore të rëndësishme si pyjet, fushat bujqësore dhe zonat e turizmit natyror. Projektimi paraprak i urës përfshinë elementët e sigurisë për të garantuar kalimin e sigurt të mjeteve dhe këmbësorëve.
Vendndodhja Ura e Metoqit ndodhet në pjesën juglindore të fshatit Metoq dhe lidh fshatin me bizneset dhe tokat bujqësore të zonës.