Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë
14 nëntor 2021
| 09:05
Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, ka kërkuar proces të Vettingut në politikë.
Kryetari i PD-së, ka theksuar se me anë të kësaj Shqipërisë do t’i hapej rruga drejt Bashkimit Evropian.
“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për Vetting në politikë”, është shprehur ai, transmeton Klankosova.tv.
“Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së”.