Shqipëria kërkon fitore ndaj Andorrës
25 mars 2019
| 11:30
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll sonte nga ora 20:45 luan si mysafire e Andorrës, në kuadër të Grupit H, për kualifikimet në Kampionatin Evropian.
Kuqezinjtë synojnë fitore në këtë ndeshje, pasi në ndeshjen e parë pësuan humbje nga Turqia në Shkodër me rezultat 0-2. Pas humbjes është shkarkuar edhe trajneri Christian Panucci, kurse kombëtarja do të drejtohet nga ndihmësi i Panuccit, Ervin Bulku.
Në kuadër të këtij grupi zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera: Moldavi-Turqi dhe Francë-Islandë.
/Epoka e re/