Shqipëria krah SHBA-së për Ukrainën, Hoxhaj: Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar lajmin e fundit nga Shqipëria, e cila do të bëhet bashkëhartuese me SHBA-në në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për çështjen e Ukrainës.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se ky është lajm i mirë për shqiptarët dhe kjo e bën Shqipërinë promovuese të paqes dhe sigurisë në rajon, derisa, siç u shpreh ai, Rusia vazhdon të jetë kërcënim i rendit ndërkombëtar, përcjell Demokracia.com.
“Shqipëria po rritet në nivel ndërkombëtar!
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bashkë me SHBA-në do të hartojnë qëndrimin për çështjen e krizës së Ukrainës. Ky është lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe e bën Shqipërinë promovuese të paqes dhe sigurisë në rajon, derisa, Rusia vazhdon të jetë kërcënim i rendit ndërkombëtar”, ka shkruar Hoxhaj.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë për shqiptarët!
Shqipëria po rritet në nivel ndërkombëtar!
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bashkë me SHBA-në do të hartojnë qëndrimin për çështjen e krizës së Ukrainës. Ky është lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe e bën Shqipërinë promovuese të paqes dhe sigurisë në rajon, derisa, Rusia vazhdon të jetë kërcënim i rendit ndërkombëtar.