Shqipëria luan ndaj Polonisë

02 shtator 2021 | 11:25

Ndeshje të vështirë do të ketë Kombëtarja e Shqipërisë, pasi luan ndaj Polonisë në kuadër të Grupit I për kualifikimet në Kupën e Botës.

Kuqezinjtë e kanë nisur mirë fazën kualifikuese ku nga tri ndeshjet e para kanë marrë gjashtë pikë dhe renditen në pozitën e tretë, derisa humbjen e kanë pësuar nga Anglia që është favorite e grupit.

Kjo ndeshje është mjaft e vështirë për faktin se polakët kërkojnë pikët e plota në fushën e tyre dhe synojnë që të mbesin në hap për ta siguruar kualifikimin. Nga tri ndeshjet e para, Polonia ka regjistruar një fitore, një humbje dhe një barazim. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës që nga…