Shqipëria luan sonte miqësoren kundër Lihtenshtajnit
03 qershor 2024
| 11:33
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të zhvillojë sonte (e hënë) miqësoren ndaj Lihtenshtajnit, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Hungari.
Në takimin që starton me fillim nga ora 20:00, Sylvinho ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime në formacion, pra do të luajnë ata që kanë pasur më pak minuta.
Pas kësaj miqësore, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe testin e dytë miqësor ndaj Azerbajxhanit me datë 7 qershor për t’u përgatitur më pas për Evropianin që do ta hapin ndaj Italisë më datë 15 qershor.