Shqipëria mbylli kualifikueset e Botërorit, Rama: Faleminderit për emocionet që na dhuruat

16 nëntor 2021 | 11:06

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur me një fitore minimale ndaj Andorrës në “Air Albania” rrugëtimin për Botërorin, Katar 2022.

Padyshim që ky ishte një nga edicionet më të mira të “kuqezinjve” pasi si kurrë më parë ai dalim të grumbullojmë 18 pikë dhe të përfundojmë në vendin e tretë pas Anglisë dhe Polonisë.

Në rrjetin social “Facebook” ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka falënderuar futbollistët dhe trajnerin për emocionet e bukura që dhuruan.

Postimi i plotë:

 

??Kombëtarja kuqezi nuk është e jona vetëm kur fiton, po edhe kur humbet dhe ky i kësaj radhe mbetet një edicion i bukur i kuqezinjve, për të cilin të gjithë djemtë e kësaj skuadre dhe traineri ynë, meritojnë falenderime për emocionet që na dhuruan e respekt për të 18 pikët që grumbulluan. Me grupin plot të rinj dhe eksperiencën e fituar në këto eliminatore, më e mira është ende përpara për këtë Kombëtare #ForcaShqipëria❤️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa kohësh po përflitet se këngëtarja e njohur, Genta…