Shqipëria me 101 vota për miraton rezolutën në mbështetje të Kosovës
12 tetor 2023
| 16:49
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me 101 vota për kanë miratuar rezolutën në mbështetje të Kosovës.
Kjo rezolutë ka ardhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku ka mbetur i vrarë në krye të detyrës rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, tani hero i Kosovës.