Shqipëria më 17 tetor zhvillon miqësore me Bullgarinë
Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Bullgarinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur pajtim me Federatën Bullgare që kjo ndeshje të luhet më 17 tetor 2023 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, ndërsa orari mbetet për t’u përcaktuar.
FIFA ka lënë data të lira për të gjitha kombëtaret që janë në grupe me nga 5 ekipe. Më 12 tetor kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të luajnë ndaj çekëve në stadiumin ‘Air Albania’, një sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, e tri ditë më vonë ndaj Polonisë.
Sa i përket miqësores me Bullgarinë, kjo do të jetë hera e 11-të që dy përfaqësueset ballkanase do të përballen në një ndeshje futbolli.
Në të kaluarën Shqipëria dhe Bullgaria janë përballur jo vetëm ‘miqësisht’, por edhe në ndeshje të vlefshme për kualifikuese të Kampionatit Evropian, eliminatore të Kampionatit Botëror, por edhe për Kupën Ballkanike.