Shqipëria më 5 qershor përballet me kombëtaren e njohur
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do të luajë një ndeshje miqësore me Uellsin më 5 qershor. “Të dyja federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje.
Takimi do të luhet në ‘Cardiff City Stadium’ dhe do të nisë në orën 18:00. Kjo do të jetë ndeshja e katërt midis Shqipërisë dhe Uellsit në histori, teksa në të kaluarën janë përballur tri herë me njëra-tjetrën”, thuhet në njoftimin e FShF-së.
Shqipëria ka luajtur dy herë me Uellsin për eliminatoret e Kampionatit Evropianit 1996. Ndeshja e parë u luajt në Kardif më 7 shtator 1994 dhe përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve. Golat u shënuan nga Chris Coleman (10’) dhe Ryan Giggs (67’).
Në sfidën e dytë mes dy vendeve të luajtura më 15 nëntor 1995 në stadiumin “Qemal Stafa” të Tiranës rezultati u fiksua në barazim 1-1. Sokol Kushta kaloi në avantazh kuqezinjtë me një gol të realizuar në minutën e 5-të, ndërsa uellsianët barazuan shifrat në minutën e 43-të me anë të Mark Pembridges.
/Epoka e re/