Shqipëria me hapa të sigurt drejt “Euro 2024”, shpërthen festa në rrugët e qytetit
12 tetor 2023
| 23:46
Në kryeqytet dhe qytete të tjera të Shqipërisë ka nisur festa pas fitores së Kombëtares 3-0 ndaj Çekisë dhe hedhjes se një hapi të sigurt drejt Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Festa ka nisur në stadiumin e mbushur me tifozë, për të vazhduar në rrugët e kryeqytetit.
Edhe në Shkodër, Durrës e Fier, dhjetra qytetarë kanë dalë në rrugët e qytetit duke festuar me flamuj kuqezi.
Shqipëria mposhti në Arenën Kombëtare, Çekinë me shifrat 3-0 dhe tashmë i duhen edhe vetëm dy pikë në dy ndeshjet e mbetura (Moldavisë dhe Ishujve Faroe) për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në europianin e Gjermanisë, raporton TCh.