Shqipëria me masa të reja anti-Covid
10 shkurt 2021
| 13:48
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të ndërmarrë masa të reja për të frenuar përhapjen se koronavirusit në vendin Shqipëri.
Konkretisht është vendosur ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek ‘e-Albania’).
Këto masa do të zbatohen nga 11 deri më 25 shkurt.