Shqipëria merr 10 mijë vaksina ruse “Sputnik V”

22 mars 2021 | 15:17

Në Shqipëri kanë mbërritur 10 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” kundër sëmundjes Covid-19.

Këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar se në ditët në vijim priten të arrijnë edhe sasi të vaksinave tjera.

“Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sokol Cikalleshi po kalon një moment shumë të mirë me…