Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, Rama: Ky është një moment i jashtëzakonshëm i vendit tim
09 janar 2020
| 10:55
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur përgjatë ceremonisë së marrjes së kryesimit të Presidencës së OSBE-së.
“Jam besimplotë që rruga e shtruar nga kryesimi sllovak do shërbejë i reference. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i vendit tim”, u shpreh Rama ndër të tjera gjatë fjalës së tij hyrëse.
“Kur OSBE-ja u themelua vite më parë, Shqipëria ishte e izoluar dhe refuzoi të bëhej pjesë. OSBE-ja nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet, por pa të do kishim më shumë probleme. OSBE-ja i ka dhënë shumë Shqipërisë në këto vite. Ndryshimi i Shqipërisë pa OSBE-në do të ishte i pamundur. OSBE-ja ka dëshmuar se mund të dislokohet në mjedise konflikte.Të promovojmë punën e organizatës tonë më pranë njerëzve”, ka thënë Rama.