Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

14 mars 2025 | 13:34

Në debutimin e saj në këtë kompeticion prestigjioz, Skuadra Olimpike Speciale e Shqipërisë ka shkëlqyer me paraqitjen e sportistëve me aftësi të veçanta, duke siguruar dy medalje ari.

Elizon Kacanja në Ski Alpine dhe Stela Salla në Cross Country Skiing u stolisën me të arta, teksa një medalje Argjendi e fitoi edhe Elizon Kacanja në Giant Slalom dhe dy medalje bronzi u morën nga Joanis Myrtollaris në Ski Alpine dhe Joel Gërmenji në Snowshoeing (50m). Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, tha se “kjo është një arritje e jashtëzakonshme e sportistëve tanë specialë”. “Urime kampionë”, shkroi Manastirliu.

 

     

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Evert Day KTM” Sh.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…