Shqipëria merr për herë të dytë presidencën në KS të OKB-së, Xhaçka: Moment i rëndësishëm

31 gusht 2023 | 14:59

Shqipëria ka marrë për herë të dytë kryesinë e Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Me këtë rast, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediet ka treguar rëndësinë e të qenurit sërish në presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Presidenca e KS na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS . Shqipëria ka akumuluar gjatë 20 muajve të fundit një eksperience të vyer në tryezën e KS. Performanca e suksesshme që kemi pasur gjatë këtij mandati, na jep avantazh në sytë e aleatëve e partnerëve Janë dy momente, e para një nismë e rëndësishme dhe krejt inovative, bëhet fjalë për një përpjekje shumë ambicioze dhe sfiduese, për të dërguar ndihma humanitare kudo në botë, në rast të fatkeqësive.  Çka mundëson që bizneset e mëdha të ofrojnë kontributin e tyre, në plotësim të mekanizmave ekzistues të ndihmës humanitare Kjo përmirëson dhe përshpejton mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute. Kjo iniciativë inovative i vjen në ndihmë korporatave dhe bizneseve të mëdha, duke lehtësuar kontributin e tyre humanitar. Ideja është pritur mjaft mirë dhe ka gjetur mbështetje nga aktorë e grupe interesi. Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS”, ka thënë Xhaçka.

Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës së Këshillit të Sigurimit, Xhaçka, ka thënë se do t’i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës.

Si bashkëpenëmbajtës me ShBA, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tonë. Ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve. Ne do të organizojmë një debat të hapur të nivelit të lartë në KS. Debati do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar”, ka thënë Xhaçka./euronews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, ka hapur konkurs plotësues për…