Shqipëria miqësore me Italinë

22 gusht 2022 | 16:21

Italia nuk mundi që të siguronte një biletë për në Kupën e Botës, që do të zhvillohet në Katar gjatë këtij dimri. “Axurrët” në këtë mënyrë për herë të dytë radhazi nuk do jenë pjesë e eventit prestigjioz.

Gjatë periudhës së Botërorit, Italia po planifikon që të zhvillojë dhe teste miqësore që mund t’i shërbejë ekipit të Mançinit për të konsoliduar grupin.

“Mançini gjatë asaj periudhe do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët dhe do të zhvillohen dy miqësore. Do të zhvillojmë një miqësore në Tiranë kundër Shqipërisë dhe mund të ketë një mini-turne në vendet e Arabisë Arabia Saudite dhe më pas do vijojnë përgatitjet në Itali”, ka deklaruar kreu i federatës italiane të futbollit, Gravina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pothuajse 9 mijë pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë vrarë gjatë…