Shqipëria mirëpret vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

09 mars 2023 | 16:07

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen! Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor! Një vendim shumë i merituar!”, është shprehur Begaj.

Çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës pritet të ndodhë nga 1 janari i vitit 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të…