Shqipëria mposhtet në “Air Albania” nga Gjeorgjia
Shqipëria ka pësuar humbje 1-0 përballë Gjeorgjisë në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kombeve.
Ndeshja nisi me dominimin e tanëve, që kishin posedimin e topit dhe rastet për gol. Me kalimin e minutave, gjeorgjianët filluan të tregonin paksa nga loja e tyre, por pa ndonjë efekt.
Më pas, Shqipëria shko me të gjitha forcat në sulm, mirëpo sërish nuk kishte efekt. Jasir Asani tentoi me specialitetin e tij, goditje nga distanca, ndërsa bllokohej nga mbrojtja mysafire.
Edhe Arbër Hoxha tentoi nga distanca, por që edhe ky nuk ia doli të tunde rrjetën e Gjeorgjisë. Në 45 minutat e dytë pati një angazhim edhe më të madh nga lojtarët tanë, por që pësuam golin e disfatës.
Në minutën e 71-të, Giorgi Kochorashvili goditi nga distanca, për të mposhtur Thomas Strakoshën për rezultatin 1-0. Shqipëria tentoi që të nxirrte së paku një barazim, mirëpo nuk ia doli – duke mbetur të mposhtur në “Air Albania”. Gjeorgjia është lidere e Ligës B, Grupit 1, me gjashtë pikë, Shqipëria dhe Çekia me nga tri, ndërsa Ukraina pa pikë.