Shqipëria mposhtet nga Anglia në “Wembley”

21 mars 2025 | 22:42

Shqipëria e nis me një humbje 2-0 në “Wembley” fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë u mposhtën 2-0 nga ekipi i Tuchel, i cili debutoi me fitore te “Tre Luanët”.

Vendasit dominuan tërësisht në 45 minutat e para, ndërkohë që gjetën vetëm njëherë golin. Në minutën e 19-të, Anglia kaloi në avantazh me anë të debutuesit Leëis-Skelly. Mbrojtësi shfrytëzoi një asist të Bellingham dhe e ndali topin në rrjetë.

Shqipëria reagoi disi vetëm në pjesën e dytë me aktivizimin e Armando Brojën, i cili u bë iniciator për dy mundësi shumë të mira, të cilat nuk u shfrytëzuan. Në momentin tonë më të mirë erdhi dhe ndëshkimi.

Harry Kane në minutën e 77-të kontrollon bukur një top në zonë dhe e ndal në fundin e rrjetës. Edhe pse e nisëm me humbje nuk duhet harruar se 4 vite më parë pësonim 5 gola që në pjesën e parë dhe ky duhet marrë si sinjal pozitiv për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar “Raportin e Strategjisë…