Shqipëria mposhtet nga Kili
22 mars 2024
| 22:54
Shqipëria zhgënjen në testin e parë miqësor në përgatitjet për pjesëmarrjen në “Euro 2024”. Kuqezinjtë pësuan një humbje të thellë 0-3 në stadiumin e Parmës ndaj Kilit.
Kilianët kaluan në avantazh në minutën e 19-të me Edouardo Vargas. Në pjesën e dytë, Sylvinho rezervon minuta edhe për Brojën, Mucollin dhe Hoxhën. Pikërisht Broja do të krijonte një shans të artë në minutën e 72-të, por goditja ndalet nga Isla.
Në minutën e 83-të, Marco Bolados shënon golin e dytë për Kilin, vetëm pak sekonda pasi zbriti në fushë.
Në kohën shtesë, Kili shënoi dhe golin e tretë me Davilan. Shqipëria do të luajë të hënën testin e radhës miqësor ndaj Suedisë në Stokholm.