Shqipëria mposhti Andorrën

24 mars 2025 | 22:41

Në “Arena Kombëtare” u luajt ndeshja e dytë e Grupit K e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës.

Shqipëria fitoi me shifrat 3-0, duke arritur fitoren e parë në grup, pas humbjes së sfidës së parë në “Wembley” 2-0 me Anglinë.

Përsa i përket takimit, në minutën e nëntë u zhbllokua rezultati. Pas një krosimi të Asllanit, Rei Manaj goditi me kokë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

Kuqezinjtë nuk u ndalën, teksa në të 19’ pas një veprimi të bukur në zonë, Broja pasoi te Manaj, i cili realizon golin e dytë.

Në pjesën e dytë trajneri Silvinjo bëri disa zëvendësime, dhe njëri prej tyre, Myrto Uzuni, shënoi dhe golin e tretë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri prej ish-udhëheqësve të UÇK-së, Gani Koci po përballet me…