Shqipëria mposhti Armeninë
19 nëntor 2022
| 19:35
Shqipëria ka shkëlqyer në “Air Albania” duke fituar pastër 2-0 në miqësoren ndaj Armenisë.
Kuqezinjtë dominuan gjatë gjithë ndeshjes madje kishin raste të shumta shënimi por goli erdhi në minutën e 28’nga sulmuesi i Partizanit Xhulio Skuka i cili realizoi lehtësish brenda zonës, ndërsa për të ishte goli i parë me fanellën kuq e zi.
Në pjesën e dytë Kombëtarja fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol Asllani, dhe për të ky ishte goli i parë me Shqipëri.
Shqipëria mbyll kështu vitin 2022, ndërsa rikthehet në mars të vitit të ardhshëm për eliminatoret e “Euro 2024”.