Shqipëria ndahet baras me Kosovën

13 qershor 2022 | 21:34

Shqipëria dhe Kosova zhvilluan ndeshjen e fundit kualifikuese të Europianit, ku skuadrat ndajnë nga një pikë mes tyre.

Kuqezinjtë e vegjël u ndërshkuan që në pjesën e parë nga dardanët, të cilët në minutën e 32 kaluan në avantazh me anë të Krasniqit.

Shpresat në minutat e fundit të fraksionit të parë nuk shfrytëzuan siç duhet mundësitë e krijuar duke dështuar të gjenin rrjetën e kundërshtarëve, ndërsa minutën e 85 të pjesës së dytë kuqezinjtë patën mundësinë e artë me Ismailgecin të barazonin shifrat, por lojtari i Tiranës gaboi nga 11 metra përballë portierit të dardanëve.

Por barazimi do të vinte në minutat e fundit të takimit, ku Flamur Ruci do të dërgonte topin në rrjetë për t’iu dhuruar të tijve një pikë përballë “vëllezërve” të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin…