Shqipëria ndihmon financiarisht në disa projekte shqiptarët në Mal të Zi dhe në Luginë

28 dhjetor 2020 | 17:53

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë me dije se në përputhje me përpjekjen e Qeverisë së Shqipërisë për t’iu dhënë mbështetje të gjithë shqiptarëve në rajon, veçanërisht atyre në Mal të Zi e në Luginë të Preshevës, shqiptarëve në këto dy vende do t’u ndahet ndihmë financiare në disa projekte sipas kërkesave të këshillave kombëtare shqiptarë.

“Më konkretisht, ne do t’i mbështesim projektet për organizim të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë në Tivar, fushatën sensibilizuese për deklarimin e identitetit kombëtar në procesin e censusit të 2021-s në Mal të Zi, projektin e ndihmës juridike falas kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptareve dhe disa propozime nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës, për ta gjallëruar punën e tyre të vyer”, ka thënë Cakaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka…