Shqipëria ndihmon Kroacinë me 250 mijë euro

30 dhjetor 2020 | 12:52

Shqipëria ka ndarë 250 mijë euro për Kroacinë si ndihmë pas tërmetit të fuqishëm të së martës.

Shtatë persona kanë vdekur e shumë të tjerë janë lënduar si pasojë e lëkundjeve të fuqishme në Petrinjë të Kroacisë.

Të mërkurën, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar dekretin për ndarjen e 250 mijë eurove për të ndihmuar rilindjen e qytetit pas tërmetit.

“Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në adresimin e fundit për këtë vit, ushtruesja e detyrës…