Shqipëria në alarm, lëndohet edhe Hysaj  

01 shtator 2022 | 16:21

Nuk kanë fund lajmet e këqija për kombëtaren tonë. Pas Gjimshitit, Kumbullës dhe Dermakut, Edy Reja humbet dhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi që aktivizohet te skuadra e Lazios ka pësuar një traum në kraharor.

Sipas “Corriere dello Sport” në ditët në vijim ai do të kryejë dhe kontrolle të tjera për të parë shkallën e dëmtimit, por bëhet fjalë për një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Hysaj mund të rikthehet pas më shumë se një muaj në fushë, gjë që bën që të humbasë dy ndeshjet e radhës së Kombëtares sonë kundër Izraelit dhe Islandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së Pas dhunimit të një 11-vjeçareje, reagimi i…