Shqipëria në finale të Eurovisionit
08 maj 2018
| 23:44
Shqipëria ka siguruar një vend në finalen e Eurovisionit.
Ishte këngëtari Eugent Bushpepa i cili e ka përfaqësuar Shqipërinë në gjysmëfinalen e kësaj gare.
Bushpepa performoi këngën “Mall” në këtë festival gjigant.
Ai ka interpretuar i treti në radhë dhe gjatë përformancës është shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.
Gjithashtu dhe këngëtarja tjetër me orgjinë shqiptare, Eleni Foureira ka kaluar në finale duke përfaqësuar Qipron.