Shqipëria në shtetrrethim deri të hënën
04 prill 2020
| 10:27
Duke filluar nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, Shqipëria do të jetë në izolim total ashtu si në fundjavën e kaluar për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë e masave të marra nga Qeveria e Shqipërisë.
Por, izolimi i vendit në fundjavë ka bërë që gjatë paradites së sotme njerëzit të vërshojnë nëpër tregje për të bërë blerë gjëra ushqimore.