Shqipëria në ‘shtetrrethim’, Tirana e zbrazur (Foto)

13 mars 2020 | 10:32

Që prej orës 06:00 të ditës së sotme deri të dielën në mesnatë qarkullimi i automjeteve të transportit urban, por edhe ato private janë të ndaluara të lëvizin në Tiranë, Durrës dhe gjashtë qarqe të tjera, si masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për ambulancat dhe automjetet për personelin shëndetësor, farmacitë, furnizimin me ushqime ose medikamente, kateringun, shërbimet postare, zjarrfikësit dhe shërbimet e funeraleve.

 

 

Zbatimi i këtyre masave ka bërë që mëngjesin e sotëm kryeqyteti shqiptar, por edhe qytete të tjera në Shqipëri të jenë totalisht të boshatisura nga makinat duke krijuar një situatë të çuditshme, por të domosdoshme për të luftuar virusin, shkruan “A2 CNN”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten rreth orës 15:08 në rrugën “Hys Popova” në…