Shqipëria ‘nën pushtetin’ e borës/ Policia: Këto janë akset më problematike, lëvizet vetëm me zinxhirë

13 shkurt 2021 | 22:16

Reshjet e dëborës vijojnë të bien prej mëngjesit sipas të dhënave të disa rrugë nacionale janë të hapur por qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Prej më shumë se 4 orësh aksi Lezhë – Milot është bllokuar si pasojë e ngricës dhe dëborës në rrugë. Radhët e gjata të makinave shkojnë në disa kilometra. Ndërkohë qytetarët rrezikojnë jetën për shkak të temperaturave të ulëta të këtij moti ekstrem që ka përfshirë Shqipërinë orët e fundit.

Ndërkohë raportohet se qytetarëve që gjendet në makinat e tyre po u mbaron edhe karburanti, për shkak se makinat po i mbajnë ndezur për tu ngrohur brenda tyre. Megjithëse policia është në terren për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, nga ana e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës nuk po ndërhyhet për të hapur qarkullimin e rrugës.

Ndërkohë nga Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Lezhë, ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugës , Balldre-Lezhë-Milot, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aksi.

Probleme kanë hasur drejtuesit e mjeteve edhe në akset nacionale. Për rreth 2 orë është bllokuar aksin nacional Elbasan Librazhd për shkak të rrëshqitjes së disa mjeteve pa zinxhirë, të cilat më pas e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e borëpastrueseve.

Është dashur kohë që qindra mjete të vijojnë të lëvizin në drejtimet e tyre. Aksi nacional Librazhd Peshkopi I kalueshëm vetëm me zinxhirë, trashësia i ka kaluar 40 cm.

Si asnjëherë më parë po punohet për kriposjen dhe hapjen e rrugëve të qytetit te Elbasanit të cilat shfaqin vështirësi për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët. Por me gjithë përpjekje temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura të dëborës, vështirësitë në qarkullim mbeten.

Dhjetëra fshatra të Elbasanit, Librazhdit e Gramshit janë pa energji elektrike për shkak të defekteve të shkaktuara nga stuhia.


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda: Të evitohet qarkullimi rrugor!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një dalje të dytë publike në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve të evitojnë qarkullimin rrugor, duke shtuar se ka pasur disa aksidente së fundmi prej erës së fortë dhe motit të keq, teksa paralajmëron se stuhia do të vijojë për më pak se 24 orë.

”Gjatë inspektimit që kam bërë nga Miloti në Shkodër, kam dashur të komunikoj me ju. E pamundur në terren të hapur me erë. Vendosa që ta bëj nga kjo borëpastruese për të treguar dhe punën.

Në të gjitha akset problematike kemi firmat si për hapjen e rrugëve edhe për hedhjen e kripës. Duhet pasur parasysh që në këto kushte, i bëjm thirrje gjithë drejtuesve mos qarkullojnë në akset kombëtare dhe me ato që lidhin qytetet e fshatrat. Ky është mot ekstrem. Evitimi i qarkullimit rrugor është gjëja më e mirë për t’u bërë dhe për të mbrojtur edhe jetën e gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve. Kemi pasur disa aksidente prej kësaj ere kaq të fortë. Nëse keni nevojë apo emergjencë mund të përdorni rrugët. Kjo stuhi do të vazhdojë për më pak se 24 orë.”- tha Balluku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi, shpesh thuhet, është me shumë të panjohura. Pothuajse secili…