Shqipëria nesër hap negociatat me BE-në
18 korrik 2022
| 13:29
Shqipëria do të mbajë nesër (e martë) konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian (BE).
Delegacioni niset pasditen e sotme dhe do të përbëhet nga 25 emra të lidhur me procesin e integrimit.
Delegacioni kryesohet nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndërsa pjesë e tij janë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, etj.
Takimi i parë pritet që nesër të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
Delegacioni i BE do të kryesohet nga ministri i Jashtëm çek, si vendi që ka presidencën e radhës së BE-së.
Pjesë e tij do të jenë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme, Josep Borrell dhe komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi. /tvklan/