Shqipëria nesër pritet t’i lehtësojë masat anti-Covid
26 maj 2021
| 11:28
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të vendosur për lehtësimin e masave të pandemisë në Shqipëri.
Ai ka deklaruar se lehtësimi i masave do të bëhet për të pasur një sezon turistik pa kufizime.
“Nesër komiteti do të dalë me planin e ri me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për të pasur sezon turistik më të lehtësuar besoj që do të përmbushet”, ka deklaruar tha Rama nga sheshi “Skënderbej” ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të transportit publik.